Ronaldo u përjashtua, por Juve tregoi klas dhe mundi Valencian me 10 futbollistë (VIDEO)

Juventusi sezonin e ri në Ligën e Kampionëve e nisi me fitore, duke shënuar fitore në ndeshjen e parë të grupit “H” përballë Valencias. “Zonja e Vjetër” në Mestalja shënoi fitore me rezultatin 2:0.

Skuadra kampione e Italisë nga minuta e 29-të luajti me një futbollistë më pak në fushë pas përjashtimit të Kristiano Ronaldos, i cili u ndëshkua me karton të kuq. Mirëpo edhe përkundër disavantazhit numerik në fushë, torinezët treguan klas dhe në fund arkëtuan tre pikët e plota me dy gola të shënuar nga pika e bardhë, të cilat në mënyrë të saktë i realizoi boshnjaku, Miralem Pjaniç.

Boshnjaku golin e parë e realizoi nëm minutën e fundit të pjesës së parë, ndërsa të dytin vetëm pas 6 minutuave lojë në pjesën e dytë.

Në kohën shtesë Valencia përfitoi një penalti, të cilën megjithatë në gol nuk arriti që ta shndërrojë Dani Pareho.

Juventusi bashkë me Mançester Junajtedin udhëheqin vallen në grupin “H”, duke pasur parasysh se “Djajtë e Kuq” në transfertë me rezultatin 3:0 mundën Jang Bojsin.

Leave a Reply