Tiago Silva pranë rikthimit në “Serie A”, ja skuadrat e interesuara

Braziliani Tiago Silva pritet të rikthehet në “Serie A”. Për mbrojtësin e Paris Sen Zhermenit interesohen tre top klube, si Juventusi, Roma dhe Milani.

Një gjë të tillë raporton “Le10Sport”, sipas së cilës Silva verën e ardhshme edhe definitivisht do të largohet nga PSZH-ja.

Kujtojmë që te klubi francez, Silva u transferua pikërisht nga Milani, skuadër kjo që shihet edhe si favoriti kryesor për nënshkrimin e reprezentuesit brazilian.

Leave a Reply