Zyrtare, Aguero vazhdon kontratën me Sitin

Sulmuesi argjentinas Serxhio Aguero ka vazhduar kontratën me Mançester Sitin.

Sulmuesi argjentinas dhe drejtuesit e “Citizens” kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2021, me aktualen që përfundonte në vitin 2020.

Aguero me kontratën e re do të përfitojë 220 mijë sterlina në javë.

“Jam këtu prej shtatë vitesh dhe dua që të bëhen 10, prandaj kam firmosur rinovimin për një sezon më shumë. Shpresoj që kjo dëshirë të bëhet realitet dhe gjithçka të shkojë sipas planit,”  deklaroi Aguero pas nënshkrimit të kontratës së re.

30-vjeçari Aguero, i cili pjesë e Sitit është që nga viti 2011-të deri më tani me fanellën e skuadrës nga “Etihad” ka zhvilluar 299 ndeshje, duke realizuar edhe 204 gola, 3 prej të cilëve këtë edicion në 5 xhirot e para.

Leave a Reply