Barcelona rrëshqet përballë Gironas (VIDEO)  

Skuadra kampione e Spanjës, Barcelona nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2:2 ndaj Gironas në ndeshjen e javës së 5-të në La Liga të zhvilluar para 76 055 tifozëve në “Kamp Nou”, njofton “infOSport.mk”.

Barcelona thuajse një ora luajti me një futbollistë më pak në fushë, pas kartonit të kuq të drejtëpërdrejtë të Kleman Langle në minutën e 35-të.

Lionel Messi kaloi në epërsi Barcelonën në minutën e 19-të. Në minutën e 45-të Kristian Stuani barazoi shifrat, ndërsa i njëjti futbollistë në minutuën e 51-të kaloi në epërsi Gironën për herë të parë në këtë ndeshje.

Golin e barazimit për Barcelonën në këtë përballje e realizoi Zherard Pike në minutën e 63-të.

Deri në fund të ndeshjes “katalunasit” krijuan edhe disa raste shumë të mira për gol, megjithatë rezultati nuk ndryshoi. Në këtë mënyrë Barcelona pas 5 xhirove kryeson renditjen me 13 pikë, po aq sa ka edhe Reali i Madridit në pozitën e dytë.

Leave a Reply