ARSM, Komuna e Tetovës dhe Shkëndija shënojnë ‘Javën Evropiane të Sportit’

Prej 23 deri më 30 shtatorë në gjithë kontinentin është duke u shënuar ‘Java Evropiane e Sportit’, ndërsa e njejta nuk ka mbetur pa u përfshirë edhe në vendin tonë.

Shkëndija e Tetovës si anëtare e Asosiacionit Europian për klube i’u bashkua kampanjës për shënimin e ‘Javës Evropiane të Sportit’ që parasheh një sërrë aktivitetesh sportive me përfshirjen e shtresave të ndryshme të shoqërisë.

Në këtë drejtim sot në një organizim të Sektorit për Sport të Komunës së Tetovës dhe Agjencionit për Rini dhe Sport, kuqezinjtë të përfaqësuar me futbollistët Besart Ibraimi, Kostadin Zahov e Visar Musliu, si dhe koordinatorin Festim Ademi qëndruan në një prej qendrave për fëmijë në Tetovë, duke u shoqëruar dhe argëtuar me fëmijët të cilët patën mundësinë që të lozin me yjet e skuadrës kampione të Maqedonisë dhe pjesëmarrëse tre herë rresht në play-off të Liga Europës.

Ndërkohë shënimi i ‘Javës Evropiane të Sportit’ do të vijojë edhe ditëve në vijim, ndërsa nga Agjencioni për Rini dhe Sport kanë paralajmëruar edhe të tjera aktivitete.

Leave a Reply