Grezda shënon golin e parë në Skoci

Eros Grezda ka gjetur golin e tij të parë në Skoci. Futbollisti gjakovar golin debutues në futbollin skocez e ka realizuar për ekipin e të rinjëve të Gllazgou Renxhers, që kishte mundur me rezultatin e thellë 6:2 ekipin e Madhervell.

Grezda në këtë ndeshje realizoi golin e dytë në minutën e 41-të, ndërsa përveç tij në këtë ndeshje shënuan edhe Palmer, Dallas dhe Mebude, i cili realizoi “hat-trik”.

Me paraqitjen dhe golin e tij Eros Grezda i dha sinjalin e parë trajnerit Stiven Zherard, se është gati për të luajtur rregullisht edhe me ekipin e parë të Gllazgou Renxhers, që pas 6 xhirove të para në elitën e futbollit skocez renditet në pozitën e dytë, menjëherë pas Harts.

Leave a Reply