Mesjava sjellë ndeshjet e javës së 7-të në LPFM

Mesjava në futbollin vendor është e rezervuar për ndeshjet e javës së 7-të në LPFM, njofton “infOSport.mk”. Skuadra kampione e Shkëndijës pas asaj fitore infarkt ndaj Sileksit, kur me golin e Besart Ibraimit vetëm në minutën e 92-të siguroi fitoren, të mërkurën në Tetovë do të mirëpret Pobedën.

Të besuarit e trajnerit Osmani janë favoritë absolut në këtë ndeshje, ndërsa një gjë të tillë duhet ta dëshmojnë edhe në fushën e blertë në Tetovë.

Një përballje mjaft interesante pritet të jetë ajo midis Bellasicës dhe FC Shkupit, skuadrave që në fundjavë regjistruan fitoret e tyre të para. Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin e qytetit “Mlladost” në Strumicë, ndërsa vetëm disa kilometra më larg, në Turnovë në stadiumin “Kukush”, lideri aktual Akademia Pandev do të jetë nikoqir i Renovës.

Vardari që bashkë me Shkëndijën janë dy skuadrat e vetme që ende nuk kanë shijuar disfatë, të dielën si vendas do të përballet me Sileksin, ndërsa edhe kjo javë do të na dhurojë një derbi lokal shkupjan, atë midis Makedonija GJ.P dhe Rabotniçkit.

Të gjitha ndeshjet e javës së 7-të (26 shtator) do të startojnë në ora 15:30.

LPFM, Java VII

A. Pandev 26.09. 15:30 Renova
Bellasica 26.09. 15:30 Shkupi
Makedonija Gj.P 26.09. 15:30 Rabotniçki
Shkëndija 26.09. 15:30 Pobeda
Vardari 26.09. 15:30

Sileksi

Leave a Reply