Juve nuk ndalet, shënon edhe Dybala, ndërsa Ronaldo “ruan” golat për Napolin (VIDEO)

Skuadra kampione e Italisë, Juventusi ka vazhduar pa gabime në “Serie A”, duke regjistruar edhe fitoren e 6-të me rradhë. Në këtë mënyrë “biankonerët” mbetën në krye të  renditjes me plotë 18 pikë të tubuara.

Paulo Dybala realizoi golin e parë vetëm pas 11 minutave lojë, ndërsa Junes Matuidi vetëm 5 minuta më pas shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e skuadrës mysafire të Bolonjës.

Ylli i “Zonjës së Vjetër” Kristiano Ronaldo luajti gjatë tërë 90-të minutave, mirëpo edhe përkundër disa tentativave për gol, në fund nuk i’a arriti qëllimit që të shënojë edhe golin e tij të katërt personal.

Portugezi ishte hero i skuadrës “bardhezi” në dy ndeshjet e fundit, në fitoret 2:1 ndaj Sasuolos dhe 2:0 ndaj Frosinones, mirëpo nuk arriti që të shënojë edhe të mërkurën në mbrëmje ndaj Bolonjës. Megjithatë Juventusi edhe përkundër mungesë së golave të tij, në fund arriti fitoren e 6-të, duke pritur me epërsi prej 3 pikëve ndeshjen derbi të javës së ardhshme ndaj Napolit.

Leave a Reply