Milani kërkon mesfushorin spanjoll!

Milan këtë sezon ende nuk ka gjetur formën e duhur dhe duket se skuadra vuan mungesën e një organizatori.

Leonardo po shikon mundësitë për të ndërhyrë në merkaton e janarit me një emër të rëndësishëm, siç është ai i spanjollit,  Cesk Fabregas.

Spanjolli mund të jete një mundësi e mirë edhe nga ana ekonomike, pasi është në muajt e fundit të kontratës me Çelzin, dhe në janar me një ofertë të majme mund të bindet që të largohet nga “Stemford Brixh”.

Edhe Sarri nuk e shikon Fabregasin titullar, ndaj dhe operacioni ka shumë shanse që të konkretizohet në favor të Milanit.

 

Leave a Reply