Akademia Pandev-Shkëndija, statistika dhe kuriozitete rreth këtij takimi

Akademia Pandev – Shkëndija ëshët derbi ndeshja e javës së 8-të në elitën e futbollit vendor, ku të dyja skuadrat vijnë pas disfatave në ndeshjet e mesjavës, ndaj Renovës, gjegjësisht Pobedës. Për më tepër të dyja skuadrat pësuan në terren vendas, edhe atë me rezultatin identik 0:2. Mbetet të shihet se cila skuadër do të kapërdiej më lehtë situatën e krijuar, për të reaguar shumë dhe për tu rikthyer në rrugën e fitoreve.

Pa dyshim se në bazë të kualitetit, Shkëndija duhet bërë një gjë të tillë, edhe pse nuk duhet nënvlerësuar edhe Akademia Pandev, për më tepër që luan në fushën e saj.

MUNGESAT

Te Shkëndija mungesa më e madhe pa dyshim se do të jetë ajo e qendërmbrojtësit Visar Musliu, i pezulluar për shkak 5 kartonëve, ndërsa edhe këtë ndeshje do të pauzojë sulmuesi Remzifaik Selmani (i pezulluar me dy ndeshje pas kartonit të kuq para dy xhirove me Sileksin). Izair Emini mbetet në dyshim shkaku i lëndimit, ndërsa ngadalë kthehet Mevlan Murati që me gjasa do të jetë në kombinim. Në anën tjetër te Akademia Pandev, mungesa e vetme do të jetë Filip Mihajllov, që tashmë po mungon në dy ndeshje me rradhë.

LAJM I MIRË TE SHKËNDIJA

Samir Fazli është risia më e madhe në listën e futbollistëve të grumbulluar për këtë përballje. Pasi morri dritë të gjelbërt nga FIFA, sulmuesi është federuar si lojtar i ri i Shkëndijës dhe menjëherë ka hyrë në kombinim për sfidën me Akademia Pandevin. Mbetet të shihet nëse Osmani do i jep rastin që nga minuta e parë, apo ndoshta  si zëvendësim.

FUTBOLLISTË TË DALLUAR

Te Shkëndija pa dyshim se si i tillë është Besart Ibraimi, i cili tashmë vite me rradhë po dëshmon aftësitë e tij të mëdha realizuaese. Ai për tre vite me rradhë është shpallur si golashënuesi më i mirë në futbollin tonë vendor, ndërsa edhe këtë edicion pas 7 javëve të kaluara po kryeson renditjen e golashënuesve me po aq gola, apo nga një gol për çdo ndeshje. Në 4 ndeshjet e sezonit të kaluar ndaj Akademia Pandev, Besart Ibraimi realizoi dy gola, ndërsa po aq gola ka shënuar  edhe Stenio Zhunior, që gjithashtu sot pritet të jetë startues në formacionin e Shkëndijës.

Në anën tjetër edhe pse i ri në moshë te Akademia Pandev po lind një super sulmues, Mario Krstovski, i cili në 8 ndeshje të këtij sezoni ka shënuar 6 gola, përfshirë këtu e dhe ato 4 gola në kuadër të Kupës kundër Bregallnicës. Përveç tij te Akademia Pandev këtë edicion rolin e liderit me mjaft sukses po e luan edhe kapiteni Lupço Doriev, që në 7 javët e para ka realizuar 4 gola.

HISTORIA

Shkëndija dhe Akademia Pandev në historikun e tyre numërojnë 4 ndeshje zyrtare, edhe atë që të gjitha të sezonit të kaluar. 2 fitore për Shkëndijën, 1 për Akademia Pandev, ndërsa një ndeshje është mbyllur me barazim. Gëzon fakti se në të gjitha këto ndeshje janë shënuar gola.

Leave a Reply