Sileksi-Makedonija GJ.P, statistika dhe kuriozitete rreth këtij takimi

Sileksi ka startin më të dobët viteve të fundit në elitën e futbollit vendor. Edhe përkundër numrit të madh të transferimeve, diku 10 futbollilstë të rinj, skuadra nga Kratova me në krye trajnerin Zhikica Tasevski, asesi të gjejë rrugën e fitoreve.

SEZONI I RI

Sileksi njëjtë sikurse Makedonija Gj.P ka arritur vetëm një fitore, duke pësuar njëkohësisht edhe 4 disfata. Fitoren e vetme e ka arritur ndaj Renovës si vendas, edhe atë me rezultatin minimal 1:0. Në anën tjetër Makedonija GJ.P vetëm xhiron e fundit shënoi fitoren e parë në sezonin e ri, edhe atë me stil, pasi mundi Rabotniçkn me rezultatin 3:0.

Të dyja skuadrat njihen si skuadra që rëndë shënojnë, por edhe rëndë pranojë gola. Stili i tyre i lojës thuajse është i ngjashëm, ndërsa te Makedonija Gj.P këtë edicion po spikasin disa brazilianë, të cilët megjithatë nuk mund të thuhet se janë në formën e duhur. Stadiumi i Sileksit është një fushë e vështirë për çdo kundërshtarë, ndërsa ashtu pritet të jetë edhe për Makedonija GJ.P, për më tepër që Sileksi dy ndeshjet e rradhës do ti zhvillojë si mysafir, me kundërshtarë relativisht shumë të rëndë, dhe që gjithashtu po luftojnë për pikë dhe për të përmiesaur imazhin para tifozëve të tyre.

Sileksi pas ndeshjes me Makedonija GJ.P, ku me siguri se do të kërkojë tre pikëshin që nga minuta e parë, do të ketë dy transferta të vështira, edhe atë kundër  Bellasicës në Strumicë dhe më pas kundër FC Shkupit në Çair.

MUNGESAT

Të dy trajnerët nuk ka edhe aq shumë probleme me futbollistë të lënduar apo edhe suspenduar. Te Sileksi ndeshjen e fundit u rikthye portieri i parë Spasojeviq, ndërsa mbrojtësi serb Bllagojeviç edhe për këtë ndeshje është në dyshim. Në anën tjetër te Makedonija Gj.P të gjithë futbollistët janë të gatshëm për të dhënë më të mirën.

FUTBOLLISTË TË DALLUAR

Loja kolektive dhe shumë agresive mund të përshkruhet loja e vendasve të Sileksit, që përballë do të kenë një Makedonija GJ.P që dëshiron të luaj futboll. Sabit Bilali është një futbollist shumë aktiv në mesfushën e skuadrës shkupjane, ndërsa gjithashtu pritet të jetë edhe në takimin e sotëm, ku titullarë ka gjasa të luaj edhe sulmuesi shqiptarë Ilirid Ademi. Pas paraqitjeve jo bindëse ndaj Shkëndijës dhe Vardarit, sulmuesi Desniq ka gjasa të mbetet në bankinë, ndërsa në këto 7 javë aspak nuk ka bindur edhe sulmuesi francez, Emanuel Mbella. Pikërisht mungesa e golave nga vija sulmuese ka sjellë edhe deri te këto rezultate të dobëta të Sileksit.

NDESHJET MES TYRE

Tradita flen në anën e Makedonija GJ.P., mirëpo nëse bazohemi në katër ndeshjet e fundit të sezonit 2016/2017, kur edhe Makedonija GJ.P ishte pjesë e saj, Sileksi në dy ndeshje kishte dalë fitues, ndërsa dy ndeshje ishin mbyllur me barazim. Këto 4 ndeshjet e fundit njëherit mund të jenë edhe pasqyra më e mirë, pasi Makedonija GJ.P fitoret në përballjet ndaj Sileksit në shumicën e ndeshjeve i ka marrë në periudhën 2005-2009. Ndryshe Sileksi në ndeshjen e fundit ndaj Makedonija Gj.P ishte shumë bindës, duke triumfuar me rezultatin 4:2, ndërsa skuadra nga Kratova kishte dalë fitues edhe në ndeshjen e fundit në Shkup.

Në anën tjetër Makedonija GJ.P për herë të fundit në Kratovë kishte fituar një ndeshje me 1 prill të vitit 2007.

Këto dy skuadra në një ndeshje kampionale deri më tani gjatë muajit shtator janë takuar vetëm njëherë, edhe atë me 23 shtator të vitit 2007, kur Sileksi kishte shënuar fitore minimale 1:0. Gjithashtu këto dy skuadra gjatë këtij muaji që ndodhemi ishin takuar dy herë edhe në kuadër të Kupës së Maqedonisë në vitin 2009, kur Makedonija GJ.P në Shkup po fitonte 2:1, teksa ndeshja në Kratovë ishte mbyllur me barazim.

Leave a Reply