Hamilton triumfon edhe në Soçi, titulli shumë pranë

Luis Hamilton ka hedhur një tjetër hap drejt titullit të 5-të kampion në Formula 1, teksa ka triumfuar në Çmimin e Madh të Rusisë, në Soçi.

Piloti britanik, i cili u nis nga vendi i dytë, arriti ta mbyllë garën i pari, falë edhe një urdhri nga skuadra Mercedes, që Valteri Bottas t’i hapte udhë.

Finlandezi u rendit në vendin e dytë, ndërsa podiumi u plotësua nga piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Fetel, i cili nuk arriti të marrë më të mirën nga gara e Rusisë.

Kur kanë mbetur edhe 5 gara nga fundi i kampionatit, piloti britanik i Mercedesit kryeson me 306 pikë, 50 më shumë sesa Fetel i Ferarit në vendin e dytë, teksa Botas me 189 pikë renditet në pozitën e 3-të.

 

Leave a Reply