Rizespor turpëron Fenerbahçen, shënon edhe Muriqi (VIDEO)

Fenerbahçe vazhdon të zhgënjejë tifozët e saj në ndeshjet e Superligës turke, ku pas 7 xhirove të para ka tubuar vetëm 7 pikë, duek u renditur në pozitën e 14-të, njofton “infOSport.mk”. Skuadra që udhëhiqet nga strategu holandez, Filip Koku të dielën u mund në transfertën ndaj Rizespor, skuadër kjo që në anën tjetër arriti fitoren e parë të sezonit të ri.

Skuadra e Rizespor ku aktivizohet edhe sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, shënoi fitore 3:0, ndërsa pikërisht sulmuesi shqiptarë hapi serinë e golave në minutën e 30-të, kur me kokë shënoi një super gol pas asistit të Uslu.


GOLAT NGA NDESHJA RIZESPOR – FENERBAHÇE MUND TI NDIQNI KËTU


Nuk vonoi shumë dhe vetëm 5 minuta më pas nigeriani Aminu Umar dyfishoi rezultatin në 2:0, teksa në minutën e 41-të në listën e golashënuesve të Rizespor u regjistrua edhe paraguaiani, Brajan Samudio.

Për Muriqin ishte ky goli i dytë sezonal, pas atij të javës së dytë kundër Akhisar Belediye (1:1), Falë kësaj fitore Rizespor është larguar nga zona e ftohtë, duke u renditur në pozitën e 15-të me 6 pikë, ndërsa fitorja e madhe ndaj Fenerbahçes mund të konsiderohet si kthesa e sezonit për skuadrën e Muriqit.

Leave a Reply