A do të luaj sonte Pogba në ndeshjen kundër Valencias?

Sonte në mbrëmje Liga e Kampionëve dhuron ndeshjet e xhiros së dytë. Dueli që pritet të zgjojë më shumë interes do të jetë përballja anglo-spanjolle ndërmjet Mançester Junajtedit dhe Valencias.

Sipas mediave britanike është ky shansi i fundit për Murinjon që të reflektojë dhe të fitojë, pasi në të kundërtën do duhet të lë postin e trajnerit te Mançester Junajtedi.

“The Times” parashikon se Sançez (futbollisti më i shtrenjtë në Premierligë) dhe Lingard do të mungojnë sërish për Junajtedin sonte, mirëpo shtrohet pyetja nëse do të mungojë edhe ylli francez, Poll Pogba.

Pavarësisht problemeve mes tij dhe Hoze Murinjos, francezi pritet të startojë në ndeshjen e sontme.

Në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve, Junajtedi regjistroi fitore, 3:0 ndaj Jang Bojs në Zvicër.

Leave a Reply