Marotta shumë pranë Interit!

Nga Juventusi, tek Interi. Beppe Marotta mund të ketë gjetur ekipin e tij të ri pas lamtumirës nga ekipi kampion i Italisë. Sipas mediave italiane, të hënën ka pasur një takim mes ish-drejtuesit bardhezi dhe Steven Zhang.

Mësohet se pronari kinez, që me shumë mundësi do të jetë edhe presidenti i ardhshëm i “zikaltërve”, ishte shumë entuziast pas takimit kokë më kokë me Marottan, duke dashur që sa më shpejt të arrijë marrëveshjen.

61-vjeçari do të bëhej menjëherë pjesë e stafit të klubit nga qyteti i Milanos, duke zënë vendin e lënë bosh nga Valter Sabatini.

Ndërkohë, Zhang dëshiron të mbyllë marrëveshjen këto ditë, sepse për Marottan janë interesuar edhe skuadra të tjera, përfshirë këtu edhe rivalët lokal të Milanit.

Në deklaratat e tij, ish-drejtori i Juventusit ka thënë se dëshiron të punojë sërish me një ekip, ashtu që me shumë gjasa Milano pritet të jetë destinacioni i tij i rradhës, por vetëm mbetet të shihet se cilat ngjyra do i zgjedh, ato ‘zikaltër’, apo ‘kuqezi’.

Leave a Reply