Shkëlzen Gashi gjen golin pas 5 muajve (VIDEO)

Shkëlzen Gashi kishte plot 5 muaj që nuk takohej me golin. Ç’është e vërteta, sulmuesi nuk është se ka shkëlqyer këtë edicion në “tokën e premtuar”, pasi ka shënuar vetëm 2 gola dhe është shumë larg paraqitjeve që ka bërë në kohën kur luante në Zvicër apo dhe edicionit të parë me Kolorado Rapids.

30-vjeçari gjeti golin në ndeshjen e fundit me Kolumbus Kru. Gashi bëri paksa me “hile” pasi shfrytëzoi momentin që kundërshtari nuk e kishte mendjen për të ekzekutuar një goditje dënimi nga një distancë e konsiderueshme.

Goli ishte i rregullt, pasi gjyqtari kishte sinjalizuar nisjen e lojës, por nuk mjaftoi pasi në fund skuadra e tij u mund. Gjithsesi, kjo nuk e zbeh bukurinë, nëse mund ta quajmë kështu, të atij goli.

Siç bëhet me dije dhe nga faqja e klubit ai gol është shpallur dhe më “Goditja e muajit”. Diçituara është mjaft interesante, pasi shkruhet: “Shkëlzen Gashi të bën të paguash nëse nuk e ke mendjen”. E veçantë për sulmuesin, i cili mund të motivohet dhe të “zgjohet” për të treguar vlerat e tij.

Shot of the Month | Shkëlzen Gashi

Shkelzen Gashi will make you pay if you're not watching.

Публикувахте от Colorado Rapids Soccer Club в Четвъртък, 4 октомври 2018 г.

Leave a Reply