F1, Hamilton niset i pari nesër në Japoni

Luis Hamilton do të niset nga pozita e parë në garën për Çmimin e Madh të Japonisë, pasi që ishte më i shpejtë në provat zyrtare. Për pilotin britanik, kjo është nisja e 80-të, të garave zyrtare nga vendi i parë, duke lënë pas kolegun e skuadrës, Valteri Botas. Në linjën e dytë do jenë Maks Verstapen me “Red Bull” dhe Kimi Raikonen me “Ferarri”-n.

Shiu në minutat e fundit të provave në pistën “Suzuka” ishte një goditje e vërtetë për Sebastain Fetelin, që ka 50 pikë më pak se Hamiltoni, në renditjen e përgjithshme, kur mbeten edhe pesë gara nga fundit. Piloti gjerman do të niset nga vendi i tetë, pozicioni i tij më i dobët në provat zyrtare të këtij sezon. Ndryshe gara për Çmimin e Madh të Japonisë, do të zhvillohet të dielën, në orën 7 e 10 minuta.

Leave a Reply