Fazliu: Në Çair vetëm për fitore

Lavdrim Fazliu, talenti shqiptarë i cili sot feston datëlindjen e tij të 19-të në mesjavë shënoi golin debutues me fanellën e Rabotniçkit në ndeshjen e Kupës kundër Tikveshit, duke e ndihmuar në këtë mënyrë skuadrën e tij për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë, njofton ‘infOSport.mk’.

Ai për portalin tonë ka folur edhe për takimin e sotshëm ndaj FC Shkupit në Çair, ku shpreson që në fund skuadra e tij të arrijë fitoren.

‘Jemi 100 % të motivuar për këtë ndeshje, edhe pse duhet pranuar se kohëve të fundit nuk po na ecën mbarë. Megjithatë kemi vetëbesim të madh dhe kuptohet besim të plotë te trajneri ynë Gjore Jovanovski, ashtu që nëse ju përmbahemi kërkesave të tij dhe të njëjtat i kryejmë me përpikshmëri, mund të them se në fund mund të arrijmë deri tek fitorja në ndeshjen në Çair’ – tha Fazliu.

Ndeshja FC Shkupi – Rabotniçki starton në ora 15:00 në stadiumin e Çairit, ku pritet një numër i konsiderueshëm tifozësh, ndërsa vlen të theksohet se te skuadra vendase sot do të debutojë edhe trajneri i ri, Umit Karan.

Leave a Reply