Trençovski: Me lojë të mirë deri te një rezultat i mirë

Akademia Pandevi sot në Shkup do të ketë një transfertë të vështirë përballë liderëve aktual të Vardarit, njofton ‘infOSport.mk’. Për kërë është i vetëdijshëm edhe vetë trajneri Trençovski, i cili megjithatë beson se me një lojë të mirë mund të arrijnë deri te një rezultat pozitiv.

Na pret një ndeshje e vështirë. Luajmë ndaj një skuadre që këtë vit luan një futboll racional dhe luan në rezultat. Kanë shumë vetëbesim pas sukseseve të fundit, mirëpo sinqerisht edhe ne shpresojmë të luajmë një futboll të mirë dhe të arrijmë deri te një rezultat pozitiv” – tha enkas për ‘infOSport.mk’ trajneri i A.Pandev, Jugosllav Trençovski.

Në këtë ndeshje Trençovski nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Filip Mihajllov si dhe Dejan Milovanoviç, i cili u dëmtua në stërvitjen e djeshme.

 

Leave a Reply