Derbi Kit Go-Boreci mbyllet me barazim, fitojnë Tikveshi dhe Bregallnica

Derbi ndeshja e javës së 8-të në Ligën e Dytë – Lindje midis Kit Go dhe Borecit është mbyllur me barazim 1:1, njofton “infOSport.mk”.

Me këtë barazim skuadra nga Velesi ruajti epërsinë në krye të renditjes, mirëpo që tashmë është vetëm 4 pikë ndaj ndjekësit më të afërt Tikveshit, që në fushën e saj pa shumë probleme mundi Partizan Obrshanin me rezultatin 3:1.

Të dy golat në ndeshjen derbi u shënuan vetëm në pjesën e dytë, edhe atë me vendasit që avansuan të parët falë golit të Ile Senev në minutën e 72-të, teksa barazimin Borecit i’a siguroi Toni Mirçevski me golin e shënuar në minutën e 86-të. Ndërkohë më të merituar për fitoren 3:1 të Tikveshit ndaj Partizan Obrshanit ishin Mojsov, Ilievski dhe Delov.

Kozhuvi falë golave të shënuar nga Lazar Peev (11’) dhe Emir Skenderi (30’) mundi Vardar Negotinën në transfertë me rezultatin 2:1, teksa ndeshja midis dy skuadrave të fundit në tabelë, Detonit Junior dhe Sasa-s u mbyll me barazimin 2:2.

LDFM – Lindje, Java VIII
Bregallnica 2 : 0 Plaçkovica
Detonit J. 2 : 2 Sasa
Kit Go 1 : 1 Boreci
Vardar N. 1 : 2 Kozhuvi
Tikveshi 3 : 1 Partizan O.

 

 

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply