Kampionët lëshuan një rast të artë në “Enfilld”, Çelzi fiton dhe i bashkohet kreut (VIDEO)

Super derbi anglez midis Liverpullit dhe Mançester Sitit i zhvilluar në “Enfilld Roud” është mbyllur me barazim pa gola. Ishte kjo një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat, por njëkohësisht me një mbrojtje “të hekurt” nga të dyja krahët.

Ajo që e konfirmon akoma edhe më shumë këtë konstatim, janë të dhënat statistikore, sa u përket goditjeve brenda kuadratit të portës, vetëm nga dy tentativa nga ana e të dyja skuadrave.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 0:0 dhe ajo që vlen të përmendet është se Riad Mahrez ka humbur një penallti për Cityn në minutën e 87-të, të takimit, kur goditi mbi portë.

Nga ky barazim më së shumti ka përfituar Çelzi, që me rezultatin 0:3 si mysafir mundi Sautemptonin. Hazard (30’), Barkli (57’) dhe Morata (90+3’) ishin autorë të golave për “blutë” e Londrës që tashmë ndajnë pozitën e parë në renditje bashkë edhe me Sitin dhe Liverpullin, që të tre skuadrat me nga 20 pikë.

Leave a Reply