LDFM-Perëndim, Kërçova mirëpret derbin Vëllazërimi-Gostivari, Struga udhëton në Shkup

Liga e Dytë – Perëndim vijon me ndeshjet e javës së 8-të, që me vete sjellë disa ndeshje mjaft interesante, njofton “infOSport.mk”. Lideri aktual Struga Trim Lum do të ketë një detyrë të vështirë në Shkup përballë Skopjes, teksa në Kërçovë në program është derbi midis dy skuadrave shqiptare, Vëllazërimit dhe Gostivarit që edicionin e kaluar deri në fund luftuan për një vend në elitën e futbollit vendor.

Korabi shpreson të rikthehet te fitorja në ndeshjen ndaj Teteksit në Dibër, ku pritet që të ketë një numër të madh tifozësh vendas, Labunishta në Strugë do të mirëpret Pelisterin, ndërsa një përballje tjetër mjaft interesante do të zhvillohet në Gostivar, aty ku Genç Kalemler do të mirëpret Goblen Juniorin.

Skuadra kumanovare ka kujtime të mira nga transferta e fundit në këët stadium, aty ku me një përmbysje spektakolare arriti që të mund Gostivarin me rezultatin 2:3. Mbetet të shihet nëse Goblen Junior në Kumanovë do të rikthehet edhe njëherë tjetër me fitore, apo ndoshta Genç Kalemler do ti gëzohet fitores së katërt në sezonin e saj debutues në Ligën e Dytë – Perëndim.

Të gjitha ndeshjet e javës së 8-të startojnë në ora 15:00.

LDFM – Perëndim, Java VIII
Korabi 15:00 Teteksi
Skopje 15:00 Struga Trim & Lum
Genç Kalemler 15:00 Goblen Junior
Labunishta 15:00 Pelisteri
Vëllazërimi 15:00 Gostivari

 

Leave a Reply