Mund të ketë vetëm një mbret dhe ai është Khabib Nurmagomedov (VIDEO)

Mund të ketë vetëm një mbret dhe emri i tij është Habib Nurmagomedov! Kampioni në kategorinë e lehtë në UFC nga Dagestani mundi me “submission” (nënshtrim) në raundin e katërt yllin e MMA-s, Konor MekGregor, njofton “infOSport.mk”. Fitorja e dagestanezit ishte me plotë meritë në “T-Mobile Arena” në Las Vegas në prani të 20 mijë tifozëve, të cilët desh u çmendën pas kësaj fitore të Nurmagomedov, i cili pasi kreu punën me Mek Gregor, kërceu oktogonin duke u p ërleshur me ekipin e irlandezit.

Në këtë rast gjithçka doli jashtë kontrollit, mirëpo falë intervenimit të shpejtë të policisë gjakrat u qetësuan dhe Nurmagomedov u rikthye në kafaz, aty ku duheshe të largohet Mek Gregor, që nuk mund të besonte se kishte pësuar disfatë aq bindëse përballë bishës së quajtur Numragomedov.

Në UFC ka vetëm një mbret dhe ai është Khabib Nurmagomedov

Në UFC ka vetëm një mbret dhe ai është Khabib Nurmagomedov

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 6 октомври 2018 г.

Ky i fundit u rikthye në kafaz, në kërkim të ripit që e fitoi, mirëpo organizatorët duke parë situatën në palestër kërkuan nga ai që të lëshojë kafazin dhe se çmimi më se i merituar do i jepet më vonë.

“Dua ripin këtu, nëse duhet edhe në burg do të shkoj, mirëpo unë dua ripin këtu” – ishin fjalët e Nurmagomedov, ndërsa përgjigjja e organizatorëve ishte se një gjë e tillë nuk është e mundur, kjo për faktin e situatës së krijuar.

Sidoqoftë Numragomedov është mbreti i ri në UFC, duke i treguar edhe MekGregorit se tashmë ai mund të pensionohet lirisht.

Në këtë mënyrë Nurmagomedov vazhdon të jetë i pamposhtur në karrierën e tij, ai nuk ka humbur asnjëherë në 27 duele, kurse në anën tjetër irlandezi ka 4 humbje dhe 21 fitore.

Leave a Reply