Shihni luftën që ndodhi pas duelit Khabib – Konor (VIDEO)

Khabib Nurmagomedov (27-0) në mënyrë shumë bindëse mbrojti titulllin në kategorinë e lehtë në një nga duelet shumë të pritura në historinë e UFC-së përballë Konor MekGregor (21-4), njofton “infOSport.mk”.

Dagestanezi dominoi në tërësi luftën ndaj irlandezit, të cilin e detyroi që të dorëzohet në pjesën e dytë të raundit të katërt pasi e kapi për fyti nga mbrapa.

Mirëpo këtu nuk ishte fundi i ndodhive në në “T-Mobile Arena” në Las Vegas, pasi Nurmagomedov në vend që të festojë fitoren, ai kërceu kafazin duke kërkuar që i vetëm të luftojë përballë ekipit të Konor MekGregor.

Qëllimi i tij ishte që të përleshet fizikisht me Dylan Danis, i cili e kishte provokuar dhe e kishte ofenduar Nurmagomedovin, ndërsa pas këtyre skenave i gjithë sigurimi, përfshirë këtu edhe policinë e Las Vegasit  ishin të detyruar që të intervenonin dhe të parandalonin skena edhe më të rënda ndoshta.

Ndërkohë nga ekipi i Habib kërkuan që të përleshen me Konor brenda në kafaz, duke sulmuar atë aty brenda.

Nurmagomedov nuk morri ripin e merituar për shkaqe sigurie, ndërsa një gjë të tillë erdhi dhe i’a shpjegoi edhe vetë presidenti Dejn Uajt.

Leave a Reply