Xho Rougan: Dylan Denis fyente dhe provokonte Nurmagomedovin

Komentatori legjendar i UFC-së, Xho Rougan ka treguar arsyet që sollën edhe deri te përleshja midis kampionit Khabib Nurmagomedov dhe ekipit të Konor MekGregor. Dagestanezi pasi mundi brenda në kafaz irlandezin Konor, kërceu mbi kafaz duke u konfrontuar edhe me personat e MekGregor, më saktësisht me Dylan Denis.

‘Dylan Denis kishte fyer Khabibin. Ai thoshte gjëra të ndryshme në adresë të tij dhe vazhdimisht e provokonte. Pas gjithë kësaj Khabib e kërceu rrjetin mbrojtës të kafazit dhe e sulmoi atë. Nuk mund të ju besoja syve. Mendova se Nurmagomedov thjeshtë do të ngjitet lartë dhe do ta ofendojë atë’ – tha Xho Rougan për ‘SportsJoe’.

Leave a Reply