Bild zbulon se kur nisen përplasjet Bajern-Kovaç

Duket se marrëdhëniet midis drejtuesve të Bajernit të Munihut dhe trajnerit të tyre, Niko Kovaç nuk janë aq të mira siç ishin në fillim.

Skuadra kampione e Gjermanisë në këtë fillim sezoni në Bundesligë po zhgënjen tifozët e saj, duke u renditur në pozitën e  6-të, diçka e pazakontë për një skuadër si Bajerni i Munihut, ndërsa e gjithë përgjegjësia për këto rezultate të dobëta bie mbi trajnerin Kovaç.

Ndërsa së fundmi sipas asaj që bën me dije e përditshmja gjermane ‘Bild’, Bajerni i Munihut ka refuzuar kërkesën e trajnerit Niko Kovaç për të nënshkruar me dy lojtarë të rinj në merkaton verore transferimeve.

Sipas raportit të ‘Bild’, megjithatë, Kovaç ndjente nevojën për lojtarë të rinj në skuadër gjatë verës dhe kishte synuar mbrojtësin e Hofenhajmit, Kevin Vogt dhe sulmuesin e Ajntrahtit të Frankfurtit,  Ante Rebiç.

Pretendohet se hierarkia në “Alianc Arena” refuzoi me përpikshmëri rekomandimet e Kovaçit, duke deklaruar se nuk i përshtateshin stilit të Bajernit.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply