Renova prezantoi trajnerin e ri, Nikolla Ilievski – Xhixhi

Skuadra e Renovës sot edhe zyrtarisht prezantoi trajnerin e saJ të ri, Nikolla Ilievski – Xhixhi, njofton ‘infOSport.mk’. Ky i fundit me ekipin nga Xhepçishti ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit, me opcion për të vazhduar të njëjtën, nëse palët mbesin të kënaqura.

Ndihmës i tij i parë te Renova do të jetë Xhoni Todorovski, teksa trajner i portierëve do të jetë Enver Ramadani.

“Para se gjithash, patjetër të them se kam nderin të jem trajner në Renovë. Kjo skuadër ka një të kaluar të ndrishtshme dhe skuadër që me shumë gjëra e ka shënuar garimin në Ligën e Futbollit të Maqedonisë. Sigurisht se detyrat dhe obligimet e mija janë që të punojë maksimalisht me profesionlizëm që të ngrej kualitetin, gjegjësisht nivelin e Renovës” – tha për KlanMaqedoni, Nikolla Ilievski.

Pas prezantimit të tij nga ana e drejtorit sportiv, Lirim Saiti, Nikolla Ilievski ishte prezantuar edhe para futbollistëve, duke zhvilluar kështu edhe seancën e parë. Debutimin e tij në bankinën e “gjipspunuesve” Ilievski do ta ketë me 21 tetor në ndeshjen në Tetovë kundër Rabotniçkit.

Leave a Reply