Nurmagomedov zbulon se çfarë i tha trajneri i MekGregor, të cilin e sulmoi më pas

Khabib Nurmagomedov, kampioni në kategoritë e lehta në UFC, ka komentuar incidentin që ndodhi pas fitores absolute që e arriti ndaj Konor MekGregor në Las Vegas. Dagestanezi ishte superior në këtë përballje, e cila zgjati 4 raunde, pasi irlandezi MekGregor dorëzoi luftën.

“Çfarë thoshte trajneri i MekGregor (Dylan Denis) gjatë luftës? Edhe unë nuk e kam dëgjuar, kishte shumë zhurmë, mirëpo nga fytyra e tij, nga mimikat e tij kuptova gjithçka. Edhe më herët kam dëgjuar të ofendojë në atë mënyrë. Edhe atë që mediat e shkruajtën më vonë u konfirmua, pra atë që mendoja edhe unë. Aty pranë qëndronin gazetarët, të cilët dëgjuan gjithçka dhe të gjitha i kishin shkruar. Ai më thoshte se jam një ‘krijesë muslimane’ dhe gjëra të tilla, të cilat nuk dua ti përsëris. Thjeshtë është e pamundur” – tha Habib Nurmagomedov në një intervistë për Komersant.

Rikujtojmë se pasi përfundoi luftën me Konor MekGregor, dagestanezi kërceu mbi kafaz duke kërkuar që të përleshet me Dylan Denis. Tashmë Nurmagomedov rrezikon një dënim të rëndë nga ana e Komisionit të Sportit në Nevada.

Leave a Reply