Roma e gatshme të rinovojë me dyshen Xheko-El Sharavi

Drejtuesit e Romës kanë nisur bisedimet me dy nga futbollistët e tyre më të mirë, Edin Xhekon dhe Stefan El Sharavin për zgjatjen e kontratave të tyre, të cilat skadojnë në vitin 2020.

Boshnjaku pritet të firmosë deri në vitin 2021, ndërsa ish-milanisti deri në vitin 2022. Në këtë mënyrë ‘Ujkesha Romake’ sigurohet nga ‘sulmet’ eventuale që mund të vijnë gjatë merktos së janarit në adresë të kësaj dyshe, e cila udhëhoqi Romën drejt sukseseve sezonin e kaluar, por gjithashtu edhe këtë edicion.

Që të dy pritet të rinovojnë kontratat e tyre në fund të këtij sezoni, të cilat do të kenë edhe ndryshime sa u takon pagave të tyre, që normalisht do të pësojnë rritje.

Leave a Reply