Hasani: Te Shkëndija e kam filluar, te Shkëndija do e përfundojë karrierën

Ferhan Hasani nuk mund të jetojë dashurinë e tij të parë të vërtetë në futboll, Shkëndijën. Edhe pse luan në Arabinë Saudite, Hasani me mendje gjithnjë është te Shkëndija, te e cila skuadër u ngrit si futbollistë dhe me të cilën shkroi historinë ‘kuqezi’, duke fituar të dy titujt kampion dhe dy trofe të Kupës.

Ai në një intervistë për gazetarët e vendit prezent në Erevan bashkë me përfaqësuesen e Maqedonisë, ka thënë se karrierën e tij do e mbyll pikërisht te skuadra tetovare.

“Më mungon Shkëndija. Te kjo skuadër e nisa dhe te kjo do ta mbyll karrierën time. Mirëpo futbolli është i tillë, ndonjëherë duhet të ndryshosh mjedis. Në Arabinë Saudite futbolli është shumë më cilësor se ai i ligës së Maqedonisë dhe kjo ishte një sfidë e madhe për mua që të vija këtu te Al Raed” – tha Hasani.

Ferhan Hasani me Shkëndijën numëron 120 ndeshje dhe 63 gola të shënuar, ndërsa me përfaqësuesen e Maqedonisë 27 paraqitje dhe 2 gola të shënuar.

Rikujtojmë Hasani gjatë karrierës së tij ka luajtur gjithashtu edhe në Gjermani me Volfsburgun dhe në Danimarkë me Brondbin.

Leave a Reply