Bufon mendon se Mbape e meriton “Topin e artë”

Gianluigi Buffon zgjedh kandidatin e tij për Topin Artë dhe pa përdorur shumë fjalë ja prezanton atë botës. Portieri i Paris Saint Germain voton shokun e tij të skuadrës dhe njëkohësisht një prej talenteve më të mëdhaja që ka prodhuar futbolli francez në dekadat e fundit. “ Topi i Artë duhet të shkojë për Kylian Mbappe. Duke parë cilësitë e tij, por edhe për atë çfarë tregon në fushë dhe sa deçiziv ishte në fitimin e Kupës së Botës nga Franca, them që e meriton Topin e Artë. Mbappe është një fenomen dhe nëse do të dëshirojë të jetë më i mirë, mendoj që do të ketë një karrierë të gjatë dhe shumë të suksesshme”, theksoi Buffon.

Leave a Reply