Naldo vazhdon kontratën me Shalke 04

Mbrojtësi brazilian Naldo ka vendosur të vazhdojë kontratën me Shalke 04. Kontrata e tij aktuale përfundonte gjatë verës së vitit 2019-të, ndërsa me kontratën e re Naldo në ‘Gelzenikrshen’ do të qëndrojë deri në vitin 2020.

36-vjeçari thotë se ndjehet ende mirë në fushën e futbollit dhe se nuk e ka ndërmend ti thotë lamtumirë futbollit.

“Jam shumë i lumtur që do mbetem te Shalke. Është ky një klub shumë i madh me tifoz fantastik, të cilët gjithnjë na përkrahin. Shpresojë të kem ende vite të suksesshme këtu” – tha Naldo.

Braziliani skuadrës nga ‘Veltins Arena’ iu bashkua verën e vitit 2016-të nga rradhët e Volfsburgut, ndërsa deri më tani me fanellën e Shalke 04 numëron 75 ndeshje në të gjitha turnetë.

Ai brenda kësaj periudhe gjithashtu ka shënuar edhe 9 gola, ndërsa është një komandant i vërtetë në mbrojtjen e skuadrës së Shalke 04 që udhëhiqet nga trajneri Domeniko Tedesko.

Leave a Reply