Qindra tifoz bien në gjunjë para  Mbape (VIDEO)

Ylli i ri i Francës, Kilian Mbape ditën e sotme i’a ka kushtuar tifozëve në vendlindjen e tij në  Bondi. Është kjo një nga lagjet e Parisit, aty ku kampioni i Botës kishte kaluar fëmijërinë e tij.

Mbape u paraqit në stadiumin  lokal, duke gëzuar shumë tifoz. Mbape me vete mbante një fotografi të madhe, në të cilën ai puthte trofeun e Kupës së Botës të fituar nga ana e Kombëtares së Francës në Rusi.

Të gjithë dëshironin të bënin një foto me talentin francez dhe të marrin një autograf nga ana e tij. Një fat të tillë kishin pjesa më madhe, ndërsa një numër i konsiderushëm u ulën në gjunjë para tij.

Të martën Mbape bëri një super paraqitje në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Gjermanisë, në të cilën ndeshje ‘gjelat’ me përmbysje mundën ish kampionët e Botës me rezultatin 2:1.

Kryetari i Bashkisë së qarkut të Bondit, Nabil Larbi tha se është krenar me Mbape, i cili edhe pse me baba nga Kameruni dhe nënë nga Algjeria, me shumë krenari përfaqëson vendin e tyre dhe mbi të gjitha me mjaft sukses po mbron ngjyrat e Kombëtares së Francës.

Leave a Reply