Sarri kërkon falje për incidentin

Maurizio Sarri ka zbuluar se u mor personalisht me asistentin Marco Ianni pas shpërthimit të këtij të fundit gjatë golit të barazimit të Chelsea-t në ndeshjen dramatike ndaj Manchester United.

Pas ndeshjes, edhe Jose Mourinho është shprehur se nuk ka hatërmbetje mes dy kampeve.

“Sinqerisht, nuk e pashë atë që ndodhi, por më pas fola me Jose, patjetër që edhe me pjesëtarin e stafit tim sepse mendoj se e kishte gabim, kështu që jam marrë me këtë çështje menjëherë,” shprehet Sarri me Sky Sports.

“Biseda me asistentin tim është private. Por të jeni të sigurt që i kam folur shumë rëndë. Nuk jam edhe aq i lumtur, siç e thashë edhe më parë, pasi fola me Jose kuptova që e kishim ne gabimin. Për sa i përket ndeshjes, luajtëm lojën tonë për 60 minuta. Pastaj pas 1-1 nuk luajtëm ashtu siç duhet të luajmë, por vetëm me topa të gjatë, por nuk jemi të organizuar mjaftueshëm për atë lojë. Unitet në atë aspekt është më i mirë se ne. Jam i kënaqur për barazimin në fund, do t’i shërbejë lojtarëve për vetëbesimin, por më duhet ta studioj atë pjesë të dytë.”

Leave a Reply