Shkëndija mundi Vardarin, ja si duket renditja tabelare pas 10 xhirove

Tashmë kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 10-të në elitën e futbollit vendor, ku u arritën kryesisht rezultate të pritura, njofton ‘infOSport.mk’.

Shkëndija në derbi ndeshjen e kësaj jave mposhti liderin Vardarin, mirëpo edhe përkundër këtij fakti skuadra shkupjane vazhdon të mbajë kryesimin me 23 pikë, 4 më shumë se skuadra kampione në fuqi, që deri më tani ka grumbulluar 19 pikë. Pozicion edhe përkundër disfatës nuk ka ndryshuar as Akademia Pandev, që vazhdon të ruajë pozitën e tretë, ndërkohë Rabotniçki  me 14 pikë mban pozitën e katërt në renditje.

Pas ‘romantikëve’ në pozitat 5 dhe 6 renditen Makedonija Gj.P dhe Bellasica që kanë nga 13 pikë, Renova dhe Pobeda me nga 11 pikë renditen në pozitat 7 dhe 8, ndërkohë dy pozitat e fundit janë të rezervuara për FC Shkupin dhe Sileksin.

# Ekipi Nd. F B D G-av. Pikë
1. Vardari 10 7 2 1 14:6 23
2. Shkëndija 10 5 4 1 20:11 19
3. A. Pandev 10 5 1 4 12:10 16
4. Rabotniçki 10 4 2 4 14:18 14
5. Makedonija Gj.P 10 3 4 3 9:7 13
6. Bellasica 10 3 4 3 9:11 13
7. Renova 10 3 2 5 11:13 11
8. Pobeda 10 3 2 5 7:10 11
9. Shkupi 10 2 3 5 8:11 9
10. Sileksi 10 1 4 5 6:13 7

Leave a Reply