Top-golashënuesit, kështu duket lista e golashënuesve pas 10 xhirove në LPFM

Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë me kalimin e çdo jave po bëhet shumë më interesante, ndërsa paralelisht edhe gara për listën e golashënuesve, njofton ‘infOSport.mk’.

Është sulmuesi i Shkëndijës, Besart Ibraimi që i prinë listës së golashënuesve pas 10 xhirove të para me 9 gola të shënuar, ndërsa pas tij mbeten sulmuesi i Renovës, Vlatko Stojanovski me 7 gola të realizuar dhe Petar Petkovski me 6 gola të shënuar. Këta dy të fundit në takimin e sotshëm mes tyre nuk arritën që të shënojnë, ndërkohë Ibraimi realizoi njërin prej golave në fitoren 0:2 të Shkëndijës në Shkup ndaj Vardarit.

Ostoja Stjepanoviç falë një goli të shënuar sot në fitoren 2:0 të Rabotniçkit ndaj Renovës, tashmë numëron 5 gola në renditje, ndërsa pas tij me nga 4 gola të shënuar pasojnë Izair Emini, Tigran Barsegian, Lupço Doriev dhe Zoran Baldovaliev.

# Futbollisti Ekipi Gola
1. Ibraimi B. Shkendija 9
2. Stojanovski V. Renova 7
3. Petkovski P. Rabotnicki 6
4. Stjepanoviç O. Rabotnicki 5
5. Baldovaliev Z. Belasica 4
5. Barsegian T. Vardar 4
5. Doriev L. Akademija Pandev 4
5. Emini I. Shkendija 4
9. Bojku B. Shkendija 3
9. Brdarovski V. Vardar 3

Leave a Reply