Edhe përfundimisht zbulohet se kur do të shkarkohet Lopetegi

Real Madridi ka vendosur që ta shkarkoj trajnerin aktual, Julen Lopetegi. Drejtuesit e skuadrës madrilene kërkojnë që të ju japin fund vuajtjeve në këtë fillim sezoni, andaj janë të gatshëm që ta shkarkojnë Julen Lopetegin, brenda një periudhe shumë të shkurtë.

Skuadra spanjolle nuk di për fitore që pesë ndeshje, ndërsa e gjithë kjo ka bërë që drejtuesit e Realit të mendojnë shkëputjen e kontratës me strategun spanjoll. Sipas “L’Equipe”, Real Madridi do ta shkarkoj Lopetegin pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve me Viktoria Plzen.

Madrilenët do të përballen sonte me skuadrën çeke, andaj me gjasë që nesër pritet të ndodh shkarkimi i ish trajnerit të Kombëtares spanjolle.

Leave a Reply