Marota gati për marrëveshje me ‘armiqtë’ e Juves!

Xhuzepe Marota mbetet në Seria A. Presidenca e Federatës Italiane të Futbollit, e cila kurrë nuk e bindi plotësisht ish-menaxherin e Juventusit, ka tashmë “pronarin” e ri.

Sipas “Tuttosport”, të gjitha gjasat janë që Marotta të largohet drejt Interit.

Steven Zhang mësohet se ka mbetur i impresionuar nga takimi i parë me Marotan, që u zhvillua në Milano, më 1 tetor.

Drejtuesi në fjalë do të jetë zyrtarisht i lirë të enjten nga Bordi i Drejtorëve të Juventusit, gjatë mbledhjes së aksionarëve.

Së shpejti, ai do të zgjidhë kontratën, që ende e lidh me Juventusin si menaxher i përgjithshëm. Menjëherë më pas, pritet që të zyrtarizohet nënshkrimi me Interin.

Në këtë moment është ende e paqartë se cili do të jetë roli i Marotas tek Interi, ku do të gjejë një ekip mjaft të fuqishëm menaxhues, të formuar nga Antonello, Gardini dhe Ausilio.

Ndërkohë, bekim për ardhjen e Marotas tek Interi ka dhënë edhe ish-presidenti Masimo Morati, i cili, duke folur për “Radio Anch’io Lo Sport”, tha: “Unë besoj që, nëse Interi forcohet nga pikëpamja menaxheriale, është gjithmonë mirë. Nuk është kurrë gabim të shkosh dhe të marrësh dikë, që ka atë përvojë dhe është një person i mprehtë në futboll, si Marota”.

Leave a Reply