Cana flet për ndeshjen Marsejë – Lacio, ja për kë bënë tifo

Të enjten në kuadër të grupit H në Liga Europa do të kemi një super përballje, atë midis Marsejës dhe Lacios. Kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, por njëherit edhe i Olimpik Marsejës, Lorik Cana i ka veshur të dyja fanellat, ndaj e ka mjaft të vështirë që të bëjë tifo për ndonjë skuadër.

I kontaktuar nga Radiosei, Cana shprehet: ‘Zemrën e kam të ndarë mes Lacios dhe Marsejës. Të dyja i kam ndjekur këto vite. Lacio ka futbollistë të mirë dhe edhe këtë vit synon Ligën e Kampionëve, kurse Marseja ka ndryshuar shumë. Janë të fortë e synojnë zonën e Ligës së Kampionëve,  njëjtë si bardhekaltrit. Stadiumi Velodrom është një ambient magjik, tifozët janë mjaft të zjarrtë. Do të jetë sfidë e tensionuar dhe Olimpik Marseja do të bëjë gjithçka të fitojë, edhe pse nuk do ketë fansa në stadium. Por e pranoj, zemra ime është më afër francezëve’.

Strakosha? ‘Ai është zbulim, tani është ndër emrat më të kërkuar. E do futbollin dhe ka punuar në maksimum. Kurse Berisha është luftëtar, ka cilësi. Lacio ka marrë një lojtar me rëndësi’.

Leave a Reply