Kulibali dhe mënyra e tij qesharake për të ndalur Mbapen (VIDEO)

Mbrëmë PSZH-ja dhe Napoli kanë ndarë pikët në një ndeshje që dhuroi emocione të mëdha në ndeshjen e fazës në grupe të Ligës së Kampionëve.

Sfida e zhvilluar në ‘Parkun e Princërve’ u mbyll me barazimin 2:2, me PSZH-në që golin e barazimit e arriti në minutën e 93’ të takimit me anë të Di Marias.

Mirëpo kjo ndeshje prodhoi edhe një moment qesharak në minutën e 75-të, kur Kalidu Kulibali gjeti një ‘mënyrë’ interesante për të ndalë këmbëshpejtin Kilian Mbape, duke e shtyrë në drejtim të francezit bashkëlojtarin e tij të talentuar Mario Rui, i cili mbrëmë doli të jetë i pafat, kur shënoi një autogol gjatë shënimit të goli të tparë të parisienëve.

Leave a Reply