Renditja – FIFA, Maqedonia nuk ndërron pozitë

Përfaqësuesja e Maqedonisë nuk ka lëvziaur fare në renditjen më të re të FIFA-s. ‘Verdhekuqtë’ njëjtë sikurse muajin e kaluar, edhe këtë muaj ndodhen në pozitën e 68-të, kjo për faktin se në ndeshjet e tetorit regjistruan një fitore dhe një disfatë, njofton ‘infOSport.mk’.

Maqedonia në Shkup kishte mundur Lihtenshtejnin me rezultatin 4:1, ndërsa në Erevan kishte pësuar një disfatë të rëndë 4:0 përballë Armenisë.

Maqedonia me 1338 pikë rezulton si kombëtarja me renditjen më të mirë në kuadër të grupit 4 të Ligës D në Ligën e Kombeve.

Në krye të renditjes tashmë e vetme është Belgjika me 1733 pikë, një më shumë se Franca e vendit të dytë, teksa në vendin e 3-të ndodhet Brazili. Pasojnë Kroacia dhe Anglia në vendet 4 dhe 5, ndërkohë në TOP10 bëjnë pjesë edhe Uruguai, Portugalia, Zvicra, Spanja dhe Danimarka.

Leave a Reply