Pas derbit, Shkëndija në kërkim të fitores edhe ndaj Makedonija GJP

Pas triumfit në derbi ndaj rivalit Vardarit, Shkëndija kërkon vazhdimësi të fitoreve edhe në xhirot në vijim të kampionatit, ndërsa të njejtin objektiv ka edhe për nesër kur në Tetovë do të përballet me Makedonija Gjorçe Petrovin.

Kuqezinjtë rrikthehen të zhvillojnë ndeshje para publikit tyre pas 22 ditëve, pasi takimi i fundit në Tetovë është luajtur me 6 tetor kundër Renovës. Stafi teknik në krye me Qatip Osmanin gjatë gjithë javën me futbollistët punoi për sfidën e rradhës në të cilën përveç aspektit fizik e tekniko taktik, nevojitet qëndrueshmëri psiqike në drejtim të respektit për ndeshjen dhe kundërshtarin.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Shkup ndërmjet këtyre dy skuadrave është mbyllur me barazim pa gola. Takimi Shkëndija-Makedonija Gjorçe Petrovi zhvillohet nesër në stadiumin e qytetit në Tetovë, duke nisur nga ora 13:30.

Leave a Reply