Zuka: Vardari nuk është ekipi i viteve të kaluara, shpresojmë në pikë

Fisnik Zuka rikthehet për të ndihmuar Renovën mu në momentin e duhur. Futbollisti i krahut të majtë mungoi në ndeshjen ndaj Rabotniçkit (0:2) në Tetovë për shkak atij kartoni të kuq ndaj Shkëndijës në kuadër të javës së 9-të, ndërsa tashmë do të jetë gati për derbi ndeshjen e madhe ndaj Vardarit, që në program është gjatë ditës së nesërme në Shkup.

Zuka në një intervistë për ‘infOSport.mk’, thotë se Vardari nuk është ajo skuadër e viteve të kaluara, ashtu që nëse luajnë mirë si skuadër mund të shpresojnë në pikë nga kjo transfertë.

‘Kemi punuar shumë mirë gjatë gjithë javës. E dimë rëndësinë e këtij takimi dhe peshën që ka skuadra e Vardarit. Ne do të ishim të kënaqur edhe me një barazim, ndërsa nëse shfrytëzojmë rastet besoj se mund të marrim edhe tre pikët e plota. Mendoj se nuk është ai Vardar që ka qenë vitet e kaluara, në futboll shpeshherë ndodhin surpriza, ndërsa pse mos të jetë kështu edhe në këtë ndeshje’ – u shpreh Fisnik Zuka në prononcimin e tij për ‘infOSport.mk’.

Edhe këtë ndeshje Vardari si vendas do ta zhvillojë në stadiumin ‘Boris Trajkovski’ në Maxhari, aty ku drejtësinë do të ndajë Stojanço Stojanov nga Shtipi.

Leave a Reply