Dele Ali nënshkruan kontratë të re me Totenhamin

Njëri prej yjeve të Totenhamit, Dele Ali edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratë të re, njoftuan nga skuadra londineze. Kontrata e re e mesfushorit anglez me ‘spërsat’ është deri në vitin 2024.

Dele Ali skuadrës së Totenhamit iu bashkua gjatë vitit 2015-të nga ekipi i MK Dons, ndërsa për një kohë shumë të shkurtër u shndërrua në një nga futbollistët kyç të skuadrës.

22-vjeçari Dele Ali me fanellën e Totenhamit ka regjistruar 152 ndeshje dhe 48 gola, ndërkohë për Kombëtaren angleze ka zhvilluar 31 ndeshje, duke realizuar edhe 3 gola.

Leave a Reply