Futsal Shkupi, ekipi që po gëzon ‘Shvercerat’ (VIDEO)

Derisa ekipi i futbollit të madh FC Shkupi po zhgënjen tifozët e saj, ‘Shvercerat’, është ekipi i futbollit të vogël, Futsal Shkupi që po ju sjellë momente gëzimi atyre gjatë këtij edicioni. Skuadra e themeluar në vitin 2014-të që pas vetes ka edhe një titull kampion, teksa dy herë ishte shpallur nënkampion, po shkëlqen në sezonin e ri. Ata në 7 ndeshje kanë arritur po aq fitore, duke ‘shkelur’ çdo kundërshtarë që ju delë para. Futsal Shkupi në kuadër të javës së fundit mundi Shkëndijën, ndërsa prezenca e ‘Shvercerave’ ju dha krahë atyre.

Në fund  fitore 9:3 për ‘bardhekaltërit’ nga Çairi që në këtë mënyrë sollën gëzime në mesin e tifozëve të tyre, të cilët nuk po mund dot të ju gëzohen rezultateve të skuadrës së parë në futbollin e madh.

Shvercerat sonte në përkrahje të Futsal Shkupit në ndeshjen e javës së 7-të kundër Shkëndijës

Shvercerat sonte në përkrahje të Futsal Shkupit në ndeshjen e javës së 7-të kundër Shkëndijës

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 28 октомври 2018 г.

FC Shkupi po zhgënjen që të gjithë këtë edicion, duke u pozicionuar vetëm në pozitën e fundit, teksa për dallim nga ekipi i tyre vëlla, Futsal Shkupi me shumë krenari mban pozitën e parë në futbollin në palestër.

21 pikë në 7 javë për Futsal Shkupin, që lë pas vetes kampionët në fuqi të Velesit, teksa sa u përket dy skuadrave tjera shqiptare në Ligën e Parë të Futsalit, Juventus Serava me 9 pikë renditet në pozitën e 7-të, ndërkohë Shkëndija me vetëm një pikë mban pozitën e fundit në renditje.

Leave a Reply