Siti mund Totenhamin dhe rikthen kreun (VIDEO)

Një gol i shënuar që në fazën e hershme nga ana e Rijad Mahrez (6’) i ka dhënë fitoren Mançester Sitit në ndeshjen e fundit të javës së 10-të kundër Totenhamit, duke u mundësuar atyre që të renditen sërish në krye të renditjes në Premierligë.

Mysafirët rrezikuan edhe njëherë në pjesën e parë me anë të Sterling, mirëpo nuk pati ndryshim të rezultatit, njëjtë sikurse edhe pas tentativës së spanjollit,  David Silva.

Pjesa e dytë tregoi një lojë edhe më dinamike, me një Totenham më kërkues, sidomos në 25 minutat e fundit,  ku rastin më të mirë për të barazuar e kishte Erik Lamela.

Me këtë fitore, Mançester Siti rikthehet në krye të tabelës së klasifikimit me 26 pikë, po aq sa ka edhe Liverpulli në pozitën e dytë, teksa Totenhami me 21 pikë renditet vetëm në pozitën e 5-të.

Leave a Reply