Ikardi futbollisti më i mirë i muajit tetor në Serie A

Sulmuesi i Interit, Mauro Ikardi është shpallur si futbollisti më i mirë në ‘Serie A’ për muajin tetor. Argjentinasi nuk kishte shënuar asnjë gol deri me 25 shtator, ndërsa gjatë muajit tetor ai u ringjallë duke shënuar 5 gola në 3 ndeshje, duke ndihmuar ekipin ‘zikaltër’ që të ngjitet në pozitën e 3-të.

Pa dyshim se goli më me vlerë i Ikardit gjatë muajit të kaluar, ishte ai kundër rivalit lokal Milanit, kur në minutat shtesë të takimit i siguroi fitoren 1:0 skuadrës së tij. Ikardi numëron 6 gola në ‘Serie A’ nga 8 goditje brenda kuadratit.

Ikardi në këtë garë doli fitues përballë mesfushorit të Napolit, Alan Markes, i cili në fund në bazë të votave përmes faqes zyrtare të Federatës së Futbollit italian, doli të jetë i dyti.

Leave a Reply