Kalderon: Ja arsyet pse Konte nuk morri tomnin e Real Madridit

Janë zbuluar arsyet përse strategu italian Antonio Konte nuk morri timonin e Realit të Madridit.

Ka qenë ish presidenti kampionëve të Europës Ramon Kalderon, ai i cili përmes “BBC Radio 5”, tregoi arsyet: ‘Konte kërkoi të kishte liri të plotë në drejtimin e klubit, të vendoste kush duhej të largohej dhe kush duhej të blihej, pra dorë të lirë në merkato’.

Kalderon tha se tekniku italian kërkoi një kontrate 3 vjeçare dhe të sillte në Madrid, 5 bashkëpunëtorë të tij.

Të gjitha këto sipas ish presidentit të Realit, ishin të papranueshme. Edhe pse Perezin e ka konsideruar gjithmonë si një kundërshtar, këtë radhë i ka dhënë të drejtë, pasi edhe sipas Kalderon, kërkesat e Kontes ishin të papranueshme.

Për më tepër Kalderon tha se Konte nuk duhet të merrte drejtimin e Realit edhe për një arsye tjetër.

Sipas tij tekniku italian është i ngjashëm në drejtimin e skuadrës me portugezin Murinjo, të dy zhvillojnë një lojë me tipare të theksuara mbrojtëse, dhe sipas ish presidentit të “mbretërve” kjo nuk është ajo që duan të shohin tifozët e Realit të Madridit.

Leave a Reply