Milani në sulm edhe për një talent tjetër brazilian (VIDEO)

Milani është hedhur në sulm edhe për një tjetër super-talent brazilian. Fjala është për 16-vjeçarin e Flamengos, Reinier Hesus Karvaljo, i cili gjithashtu është edhe pjesë e Kombëtares U17 të Brazilit.

I njëjti shihet si një futbollistë me një të ardhme të ndritur, i cili shumë shpejtë pritet të shpërthejë edhe në futbollin evropian.

Braziliani është duke treguar performancë të lartë tek Flamengo, dhe siç raportojnë mediet italiane, janë disa klube evropiane që po e monitorojnë brazilianin.

Megjithatë ‘Rossonerët’ duket se janë klubi me serioz për transferimin e Reinier, i cili posedon aftësi të larta realilzuese.

Leave a Reply