Milani nis bisedimet me Ibrahimoviç

Milani ka nisur bisedimet me sulmuesin e Los Anxheles Galaksi, Zlatan Ibrahimoviç. Suedezi 37-vjeçar planifikon të largohet nga MLS liga amerikane gjatë merkatos së janarit dhe të rikthehet në futbollin europian.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, bisedimet midis ‘rossonerëve’ dhe Ibrahimoviç po ecin në rrugën e duhur, mirëpo problemi mund të qëndrojë te ‘Fair-Play’ financiar. Paga aktuale e Ibrahimoviç te LA Galaksi është 1.5 milion euro, mirëpo bashkë me bonuse e njëjta arrinë shifrën e 4 milion eurove.

 

Leave a Reply